Mjeku i Spitalit të Durrësit është bërë vetë për spital pasi është dhunuar nga i biri i një pacienti. Mjeku kirurg me iniciale A. N i kërkoi të birit të pacientit të blinte ilaçet jashtë spitalit, dhe kjo gjë e ka irrituar ish-punonjësin e policisë, i cili në bashkëpunim me një person tjetër e ka dhunuar mjekun.
Episodi i dhunës në ambientet e urgjencës së Spitalit të Durrësit është regjistruar nga kamerat e sigurisë të cilat janë sekuestruar nga policia, ndërsa ish-efektivi Adriatik Hoxha dhe disa persona të tjerë janë shoqëruar në Komisariatin e Durrësit.











