Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin Shkodër- Velipojë, në afërsi të fshatit Dajç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të plagosur. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton shkaqet e aksidentit të ndodhur.












