• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Vrau për hakmarrje fëmijën 10-vjeçar, gruaja braktiset nga familja

admin by admin
27 March, 2017
in Kronika
0
HISTORIA/ Vrau për hakmarrje fëmijën 10-vjeçar, gruaja braktiset nga familja
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur provoi prangat për herë të parë ishte në moshë relativisht të re. Ishte martuar në fshatin Tarazh të Burrelit dhe kishte dy fëmijë të mitur dhe të tretin priste ta lindte pas dy muajsh. Ndjenja e hakmarrjes kishte bërë që ajo të harronte se po priste të sillte në jetë një fëmijë. Të gjithë në vitin 2004 u shokuan nga krimi i Ardiana Dedës. Edhe pse 7 muajshe shtatzënë, ajo në gjakftohtësi e sipër, i merr jetën një fëmije dhjetëvjeçar. Krimi u zbulua shumë shpejt.

Ardiana, e cila e kishte planifikuar dhe më pas kryer, vendosi të vetëdorëzohej, duke menduar se në këtë mënyrë ajo do të përfitonte. Sot ajo ka vuajtur më shumë se dhjetë vite burg. Për gazetën “Shekulli”, Ardiana thotë se i kanë mbetur edhe rreth 7 vite për të vuajtur. Ka humbur pothuaj gjithçka. Familja i është shkatërruar dhe ajo është braktisur prej fëmijëve dhe bashkëshortit. Në vitin 2004, pak kohë pasi ra në pranga, ajo solli në jetë djalin e saj të tretë. Por që nga ajo ditë, kur për herë të parë dëgjoi të qarat e tij në spital, Deda nuk e ka parë më. Bashkëshorti dhe familjarët e tij e morën fëmijën dhe prej 13 vitesh, sipas Dedës, ai ndodhet në Greqi.

Ardiana ju jeni dënuar për një krim të rëndë. Jeni bërë nënë tre herë. A ndiheni sot e penduar? 

Po, e pranoj që në vitin 2004 unë kam vrarë një fëmijë 10 –vjeçar. Për këtë jam dënuar me 17 vite e tre muaj burg. Kam rrëfyer para gjykatës gjithë historinë dhe sot kur kanë kaluar më shumë se 13 vite, ndihem keq. Megjithatë historia e familjes sime është shumë e rëndë dhe jeta ime po ashtu. Deri sa ka ndodhur ai krim unë kam vuajtur. U bëra vrasëse në tre vjetorin e vrasjës së vëllait tim. Jam këtu, pasi shteti im nuk veproi për të arrestuar autorët e vrasjes së vëllait dhe kushëririt tim. Po të kishte reaguar polica, unë sot do isha e bashkuar me familjen.

E thua tani këtë gjë? Kush ishte arsyeja e atij krimi?

Në vitin 2001 mua më vranë vëllain dhe kushëririn. Nikolin dhe Vladimir Haxhia. Kisha tre vite që jetoja për të mësuar se kush ishin autorët e vërtetë të këtij krimi. Vëllai im nuk i kishte bërë keq askujt. Po kështu edhe kushëriri, ishin dy djem të rinj. Gjatë këtyre viteve unë kam zbuluar se pjesë e vrasjes ishin bërë familjarë të ish-bashkëshortit tim. Madje pas kaq vitesh them me bindje se pjesë në vrasje ka marrë dhe ish-burri im. Kisha pak kohë që e kisha zbuluar.

Ditën kur ndodhi vrasja unë isha në pyll duke ruajtur bagëtinë. Me vete kisha dhe fëmijët e mi. Aty vjen edhe fëmija e kushëririt të ish – burrit tim. Nuk e kisha menduar më parë veprimin që bëra. Ishte diçka e momentit. As vet nuk e di se si ndodhi, por ndjenja e hakmarrjes për vëllain tim ishte shumë e madhe. Dua të them se nuk kam dashur të vras fëmijën. Tani kur e mendoj them se ka qenë aksident. Unë isha duke prerë dru në pyll në atë moment, kur ai kalon aty. Pa dashur e qëlloi me sëpatë në kokë. Pas këtij veprimi u vetëdorëzova. Kaq ishte momenti i krimit.

Po më pas?

Kam vuajtur gjatë gjithë kohës. U braktisa nga familja e bashkëshortit. Mbeta fillikat.

Ju thatë se kur u arrestuar ishit 7 muajshe shtatzënë?

Po është e vërtetë. Pak kohë pasi u arrestova linda në burg djalin e tretë. E pashë vetëm në momentin kur lindi, pasi më pas ish-bashkëshorti me familjen e tij e morën. Që prej viti 2004, kur edhe e solla në jetë, unë nuk e kam parë me sy djalin tim, tashmë 13 vjeç. Kam mësuar se ndodhet në Greqi.

Po fëmijët e tjerë?

Asnjë prej fëmijëve nuk më vjen. Unë tani jam vetëm. Po kështu kam dashur të takoj edhe fëmijët, por nuk më është lejuar nga njerëzit e ish-bashkëshorit. Qëndroj në burg dhe nga institucioni e shteti nuk kam përfituar asgjë. Kam kërkuar disa herë të shkoj me leje, por e kam të ndaluar. Nuk më është marrë parasysh asnjë kërkesë. Në vendimin që unë kam marë është shkruajtur qartë se nuk përfitojë asnjë ulje dënimi. Për këtë e di, por që të mos më lejojnë asnjëherë të dalë me leje ashtu si dalin shumë gra të tjera, kjo është padrejtësi.

Kam shkruajtur disa letra për Presidentin. Gjatë një takimi që ministri i Drejtësisë pati me në këtu në burg i kërkuam që të ndërhyrnte për të na krijuar lehtësira, me qëllim që edhe në të përfitojnmë nga amnistia, dhe të mos qëndrojmë gjtë gjithë kohës në sigurinë e lartë. Jo se ne jemi të izoluara, por duke u klasifikuar siguri e lartë, nuk përfitojmë asnjë të drejtë.

A keni menduar se çfarë do të bëni kur të dilni nga burg?

Është akoma herët. Unë kam edhe 7 vite për të vuajtur. Nuk e di se si do të veprojë. Kur të dalë, do të jem edhe më e madhe në mosh dhe sot skam asnjë ide se ku do të përfundoj. Do të kthehem në familjen time dhe kaq. Fëmijët e vështirë se do të mund t’i takojë edhe pse do të doja shumë të dija se ccfarë bënin, si është djali i vogël. Më ka marrë malli shumë për ta. Nuk di çfarë të them e mendojë më.

Cila është dita juaj në burg?

Eh…. Të themi se jetojmë. Kjo ka mbetur tani. Nuk na bënë përshtypje asnjë gjë. Organizohen festa në burg, drejtuesit e institucionit sillen shumë mirë, por unë jam shumë e plagosur dhe nuk më qesh një herë buza. Pas humbjes së vëllait, shkatërrova veten time, humba fëmijët. Jam e mbaruar. Dita ime këtu në burg është e zezë, njësoj si rrobat që unë kam veshur dhe nuk do t’i heq asnjëherë nga trupi. Kjo nuk është jetë. Të të marrin fëmijën nga duart sapo e linde dhe ti mos kesh të drejtë ta shohësh asnjëherë, këtu jeta ka mbaruar.

Ardiana, keni ju sot hasmëri me ndonjë familje?

Hasmi im është Gjon Paçoku. Unë e di tani shumë mirë se gruaja e tij së bashku me Zef Tarazhin, një nga të afërmit e ish-bashkëshortit tim, më vranë vëllain dhe kushëririn. Në këtë histori është edhe emrin i Ndue Kaçorrit. Unë bëra atë që shteti nuk e bëri. Po të kishte shtet unë nuk do isha shkatërruar kështu. Por për tre vite askush nuk u kujtua për të hetuar dhe vënë në pranga autorët e vërtetë.

Përmendi emra konkret, jeni e bindur?

Historia e fëmiljes sime është shumë e ngatëruar. Por unë arrita të zbuloja lojën që bënin disa nga njerëzit me të cilët unë mendoja se ishim të afërt. Edhe sot e kësaj dite nuk është zbardhur plotësisht historia e vrasjes. Unë di të them me plotë gojën se njerëzit e burrit tim organizuan vrasjen e vëllait dhe kushëririt. Unë i kisha të dy vëllezër ata që humbën jetën, ishin të pafajshëm.

Po i kthehem edhe një herë historisë suaj. Ju thoni se dy vëlezërit tuaj ishin të pafajshëm, por nuk mendoni se i morët jetën një fëmije të vogël, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me historinë që ju tregoni. Mos vallë reagimi i ish-bashkëshorit tuaj për të marë fëmijën që ju sapo lindët ishte një hakmarrje  ndaj teje? 

Ashtu është, por në ato momente unë nuk e mendova këtë gjë. E di shumë mirë që ish-bashkëshorti i mori fëmijët nga krahët e mi në shenjë hakmarrje dhe prej asaj kohe nuk është interesuar asnjëherë të di se si ndihem unë. Për këtë qëllim unë them se edhe ai ka pasur dijeni për organizimin e vrasjes së dy vëllezërve të mi për të cilët unë sot vazhdojë të qëndrojë akoma me të zeza. Kjo veshje do të më shoqërojë deri sa të jem gjallë.

Ju keni një kohë të gjatë në burg. Keni mësuar ndonjë profesion?

Në rrobaqepësi jam praktikuar. Aty kalojë një pjesë të kohës dhe mundohem të mos e çoj nëpër mend jetën time, tashmë të shkatërruar. Kur të dalë nga burgu nëse do kem mundësi do të gjej ndonjë punë në rrobaqepësi. Punë tjetër s’di të bëj.

Burgu 325, 19 gra të dënuara për vrasje

Në burgun e sigurisë së zakonshme 325, i njohur si burgu i grave “Ali Demi”, 19 gra janë duke vuajtur dënimin për krimin e vrasjes. Ndër to janë pesë gra të cilat kanë marrë dënimin me 25 vite burg. Me vendim të formës së prerë, këto gra nuk përfitojnë asnjë të drejtë gjatë gjithë vuajtjes së dënimit. Nuk kanë të drejtë të dalin me leje, nuk mund të përfitojnë ulje dënimi si të dënuarat e tjera, po kështu janë të privuara me vendim gjykate që të mos fitojnë as nga amnistitë e fundivitit, apo dhe faljet.

Pak kohë më parë ato i bënë një kërkesë ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për të rishikuar ligjin me qëllim krijimin e kushteve për përfitim. Premtimi i Manjanit u bë, por sot sërish ato gra kërkojnë të njëjtën gjë. Thonë se e kanë kryer dënimin dhe janë të penduara për krimin që kanë kryer. Nuk janë aspak dakord me diferencimin që u bëhet në bazë të ligjit. Gati çdo muaj kërkojnë nga institucionet e drejtësisë dhe nga ato të vuajtjes së dënimit, rishikimin e dispozitave dhe marrjen parasysh të  kërkesave të tyre për leje shpërblyese dhe falje të përvitshme.

Drejtoresha e burgut

Xhoi Jakaj, drejtore e Burgut 325 shprehet për gazetën “Shekulli” se puna me gratë e dënuara ka vështirësitë e veta. Ajo është njohur me kërkesat e grave të privuara nga e drejta e lejeve shpërblyese, por shprehet se një gjë të tillë e ka ndaluar ligjin dhe ajo nuk mund të dalë mbi të. Gjithsesi thotë se u qëndron gjithmon pranë

Aktivitetet

Institucioni i vuajtjes së dënimit për gratë e dënuara, është ndër të paktit që njeh organizimin e aktiviteteve të shumta. Në çdo rast feste, gratë e dënuara pavarësisht problemeve që kanë dhe jetës së vështirë, mundohen të përjetojnë në një ditë gëzimin e munguar. Shumëprej tyre vuajnë nga mungesa e takimit me fëmijët.

Historia e vrasjes së dy të rinjve dhe hakmarrja e së motrës

Pak kohë pas vrasjes së dy të rinjve, Nikolin dhe Vladimir Haxhia, policia vuri në pranga një person të dyshuar si autorin kryesor. Familjarët e dy viktimave në atë kohë kërkuan hetim të plotë me qëllim zbulimin e rrethanave të vrasjes se dyfishtë. Ngjarja e 2001 u pasua me vrasjen e një fëmije të pafajshëm, vetëm 10 vjeç. Në atë kohë Gjergj Haxhia, babai i viktimës Vladimir Haxhia, por dhe Gjok Haxhia, vëllai i viktimës tjetër, e lidhin vrasjen me një grabitje me pasojë, të ndodhur në vitin 2000, kur u burgosën tre persona, njerëz të afërt të këtij fisi.

Ata në asnjë rast nuk patën akuzuar fisin Tarazhi si pjesmarrës në vrasje. Por vajza e tyre që sot ndodhet në burg, ka menduar tjetër gjë. Gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, personat e përfshirë në atë ngjarje kishin debatuar  duke bërë përgjegjës tjetër njeri. Në atë proces pati tre dënime me nga 12, 13 dhe 1 vit burg. Më pas, gjendja u përkeqësua deri në vrasjen e 6 gushtit 2001. Vrasja e dy kushërinjve ndodhi 150 metra larg shtëpisë së Vladimir Daçit. Që nga ajo ditë, Haxhiajt gjithnjë kanë akuzuar këtë të fundit për këtë vrasje të dyfishtë, por duke mos marrë përgjigje pozitive nga ana e organeve të hetimit apo të policisë.

Vrasja e fëmijës

Vitjana, ose Ardiana si kërkon ta quajnë tani në burg, kishte vendosur të merrte hakun e vëllait të saj të vrarë. Potr ajo ndryshe nga familjarët e saj, mendonte se në vrasje kishin gisht dhe njerëzit e ish-bashkëshortit. E ndodhur nën trysninë psikologjike të vrasjes së të vëllait dhe problemeve që vetëpërjetonte në fshatin Tarazh, ku ishte martuar, Vitjana Tarazhi vendos të vrasë fëmijën 10-vjeçar të kushëririt të burrit, vrasje e kryer pikërisht ditën e 6 gushtit 2004, në trevjetorin e vrasjes së të vëllait. Ajo e realizoi këtë vrasje në kohën kur 10-vjeçari Gjok Tarazhi po luante me fëmijën e saj.

Ajo i gënjeu fëmijët duke i futur thellë në pyll ku do të merrte dru zjarri. Por, sapo u fut në pyll, la djalin e saj disa metra më larg, duke e tërhequr me djallëzi Gjokën në një vend dushkor, ku e masakroi me sopatë në kokë e në qafë. Pasi kreu aktin, mori fëmijën e saj dhe u nis për tek shtëpia e prindërve në Baz, ku dhe tregoi për vrasjen e kryer duke u shprehur se kishte marr hak për vrasjen e vëllait.

Por nga familja e Vitjanës, nuk u pranua se fisi Tarazhi kishte gisht në vrasjen e dyfishtë. Në të gjitha fazat e gjykimit Vitjana Tarazhi nuk ka shfaqur shenja pendese, përkundrazi duke u shprehur se kishte marrë gjakun e të vëllait. Për këtë krim monstruoz mbi një fëmijë, ajo u dënua me 25 vite burg, dhe po atje në burg lindi fëmijën e saj.

Previous Post

EMRAT/ Gjykata lë në burg 4 policët për kamionin me 8 ton kanabis

Next Post

Gjykata e Lartë shpall moskopetencë, ia delegon gjykimin e Armando Prengës Gjykatës së Kurbinit

admin

admin

Next Post
Gjykata e Lartë shpall moskopetencë, ia delegon gjykimin e Armando Prengës Gjykatës së Kurbinit

Gjykata e Lartë shpall moskopetencë, ia delegon gjykimin e Armando Prengës Gjykatës së Kurbinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.