Në morinë e videove të publikuara nga viti 1997, “Associated Press” ka nxjerrë edhe disa filmime në shtëpinë e Sali Berishës gjatë kohës që ishte President
Filmimi 2.09 minuta nis me një intervistë të Berishës mbi kërkesën që i bënin rebelët në jug të vendit për të dhënë dorëheqjen dhe vazhdon me pamjet brenda shtëpisë së tij, ku bashkëshortja Liria tregon kuzhinën, dhomën e gjumit dhe një fotografi familjare në ditën e dasmës së Argitës.











