Vetëm një muaj ka zgjatur operacioni kundër abuzimeve në fushën e naftës. Agon Channel ka mësuar se beteja në këtë fushë, e cila sipas kryeministrit Rama nuk do të ndalej pasi ishte jetike për ekonominë shqiptare, është lënë në mes papritur. Sipas Agon Channel, duket presioni i bosëve të naftës, ka qenë më i madh se dëshira e qeverisë, në këtë aksion.
Grupet institucionale që ishin në terren për kontrolle janë shpërndarë dhe askush nuk ka një shpjegim për këtë situatë.
Natyrisht, buja e këtij operacioni ishte vetëm kur u lançua, pasi ndërprerja e tij është kaluar në heshtje të plot nga autoritetet përgjegjëse.











