• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama: Ata që ikin drejt Gjermanisë janë shqiptarë nga Greqia, jo nga Shqipëria

admin by admin
24 August, 2015
in Politika
0
Rama: Ata që ikin drejt Gjermanisë janë shqiptarë nga Greqia, jo nga Shqipëria
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvillojë sot një bashkëbisedim, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të interesuar, në rrjetet sociale.
I pyetur nga qytetarët për ndryshime në qeveri Rama ka deklaruar se nuk ka plan për ndryshime në kabinet.
“S’ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin shqiptar në 23 qershor 2013”, shkruan Rama.
Në lidhje me operacionin për biznesin informal që pritet të nisë së shpejti, kryeministri deklaron se, “kjo është një betejë e jashtëzakonshme në mbrojtje të tyre, të konsumatorit dhe biznesit të ndershëm që paguan taksa”.
Kryeministri është pyetur edhe për çmimin e naftës, më i larti në rajon. Ai ka thënë se në Shqipëri brenda çmimit të naftës është edhe taksa e qarkullimit.
“Diferencën e bën fakti se në rajon taksa e qarkullimit është e ndarë nga çmimi dhe paguhet veç. Në Shqipëri paguhet brenda çmimit”, është shprehur kryeministri


Bashkëbisedimi i Kryeministrit Edi Rama, me qytetarët
Çfarë zgjidhje mendoni ti jepni çështjes se naftës pasi ka shumë diferencë me vendet e rajonit?
Diferencën e bën fakti se në rajon taksa e qarkullimit është e ndarë nga çmimi dhe paguhet veç. Në Shqipëri paguhet brenda çmimit

Pse po ikin kaq shumë qytetarë shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani?
Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s’janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia!

Si janë marrëdhëniet tuaja me Ilir Metën?
Më të mira se asnjëherë më parë qysh se kemi vendosur të qeverisim Shqipërinë së bashku.

A do ketë ndryshime në qeveri dhe ministra të PDIU-së?
S’ka plan për ndryshime ne kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin shqiptar në 23 qershor 2013.

Do ta mbash premtimin për vaditje dhe kullim në bujqësi, deri tani nuk është bërë asgjë në Gjirokastër?
Deri tani është bërë shume krahasuar me 21 muaj më parë por ka ende shumë më shumë për të bërë e po punojmë në këtë drejtim.

Kur do të marri shteti masa për kontrabandën qe behet në doganat e Jugut?
Fenomeni i kontrabandës në dogana është minimizuar ndjeshëm, mos dëgjoni bufat e natës politike! Po sigurisht që lufta bëhet përditë

Kur do ketë vende pune me paga që do përballohet jetesa e shtrenjtë?
Pagat do të rriten kur të ulet informaliteti, kush do rritje page mos të lërë kupon pa marrë kur blen një mall apo pi qoftë një kafe.

Si ka mundësi që me gjithë potencialin qe ka Divjaka ju akoma nuk po investoni?
Në Divjakë është investuar në këtë pjesë të mandatit tonë më shumë se sa në vite të tëra të shkuara së bashku! Mjafton të hapni sytë.

Çfarë do bëhet me punëtorët e minierës në zonën D të Bulqizës?
Zona D, ka një rrezikshmëri të lartë për shkak të barbarizmit ekstrem shumëvjeçar në shfrytëzim! Në javët e ardhshme do të ndërhyhet.

Kur do mbarojë korrupsioni në dogana?
Është ulur ndjeshëm po lufta me korrupsionin nuk mbaron kurrë në asnjë vend sado të zhvilluar.

Pse paratë e konfiskuara nga krimi, korrupsioni nuk përdoren për të krijuar një fond për bursa për studentët në nevojë?
Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë studentët në nevojë do të financohen nga shteti.

Me hidrocentralin e Kalivaçit çfarë do bëhet?
Kanë nisur procedurat e rishikimit.

A mundet që kush dorëzon kuponët tatimorë të shpenzimeve mujore të rimbursohet pjesërisht?
Jo, sepse pjesa që i takon qytetarëve nga kuponi tatimor do t’u kthehet në rritje rrogash, ulje taksash, investime në komunitet.

Kur do të ketë investime në sportin shqiptar sidomos në atletikë, artet luftarake?
Kjo qeveri ka investuar për sportin më shumë se gjithë qeveritë së bashku. Shifrat flasin vetë po dhe politikat tona gjithashtu.

Kur do përfundojë Lungomare e famshme në Vlorë?
Lungomarja e famshme do përfundojë kur ka afatin për të përfunduar dhe mos harroni është vepra më madhore për Vlorën në 25 vjet.

Çfarë u bë me shëndetësinë falas, kontrolli falas për moshat 40 vjeç e sipër?
Kontrolli falas mbi 40 vjeç është fakt tanimë, sistem shëndetësor falas nuk është si çatitë pa leje që ndërtohen brenda natës.

Pse nuk e ulni taksën e Universiteteve, pasi është shumë e lartë?
Ligji i ri i Arsimit të Lartë është shumë i qartë lidhur me detyrimet e gjithkujt dhe ankesat në këtë drejtim janë pa asnjë bazë.

Do krijosh vende pune të reja, do zhvillosh bujqësinë, blegtorinë, industrinë, do ngresh fabrika të reja?
Në librat e llogarive të shtetit shqiptar janë shtuar më shumë se 100 mijë njerëz që punojnë dhe mbi 30 mijë biznese të regjistruara.

Kur do rifillojnë punimet në Autostradën Tiranë – Elbasan?
Rrëshqitjet e mëdha për shkaqe madhore po dhe për faj të një projekti mizerabël, kanë rritur shumë koston, po punojmë për zgjidhjen.

Çdo të ndodhë me politikën e jashtme në një kohë marrëdhëniesh aspak bujare me fqinjët dhe Brukselin?
Politika jonë e jashtme është në ditët e saj më të mira, në shërbim të dinjitetit të vendit që s’tradhtohet më nga qeveria e vet.

Çfarë do bëhet për bujqësinë që fruta dhe perimet të mos hidhen në kanale?
Bujqësia ka shënuar një kthesë të rëndësishme, këtë vit do të nxjerrim një paketë mbështetjeje si asnjëherë më parë për bujqësinë.

A do e shkulim nga rrënjët njëherë e mirë korrupsionin në gjykatat shqiptare?
Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk ia rrok mendja shumëkujt brenda apo jashtë sistemit.

Po krijohet një situate e pakëndshme lidhur me ngjarjen e kishës së Dhërmiut, cili është qëndrimi juaj?
Është të qeshesh e qash që një ngrehinë si garazh e quajnë kishë dhe vënë kujën pse po rikthejmë në jetë trashëgiminë tonë!

Përse shëndetësia është në gjendje skandaloze si në kohën e SB, akoma merren çarçafët me vete?
Kjo është e pavërtetë e madhe. Shkoni në QSUT e shikojeni ndryshimin që vazhdon. Në çdo spital ka ndryshime.

Reforma në drejtësi a do përfshijë avokatët që sipas meje janë më të korruptuarit në sistem?
Reforma në Drejtësi do të jetë një ndërhyrje kirurgjikale e cila do të përfshijë sigurisht të gjithë sistemin.

Kur do të ndodhë bashkimi kombëtar?
Bashkimi Kombëtar ka ndodhur i dashur mik, na takon ne ta bëjmë realitet të prekshëm pa kufij për ekonominë dhe çdo ndërveprim shoqëror.

Previous Post

Berisha: Rama vrasës i shpresës, shqiptarët ikin se e shohin që ky vend nuk mund të bëhet

Next Post

Basha: Rama tallet duke mohuar eksodin – tregon se nuk ka asnjë zgjidhje

admin

admin

Next Post
Basha: Rama tallet duke mohuar eksodin – tregon se nuk ka asnjë zgjidhje

Basha: Rama tallet duke mohuar eksodin - tregon se nuk ka asnjë zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.