Kryeministri Edi Rama ka postuar dy foto në “Twitter”.
Njëra foto tregon, kishën e vjetër, që ka qenë në Dhërmi, për të cilën sot po debatohet.
Ndërsa fotoja tjetër, tregon, objektin e sotëm të ngritur në vendin ku ka qenë kisha e vjetër.
Publikimin e këtyre fotove e shoqëron edhe me një shënim.
“Kishe e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare dhe ‘garazhi’ pa leje që e quajnë kishë!!!”, shkruan Rama në “Twitter”.











