• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/ Riparimet e bashkisë te Piramida janë të paligjshme

admin by admin
26 August, 2015
in Kronika
0
DOKUMENTI/ Riparimet e bashkisë te Piramida janë të paligjshme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse ka mbajtur një linjë të ashpër kundër informalitetit, duke i kërcënuar me gjoba të majme qytetarët që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, bashkia e Tiranës ka dështuar të aplikojë të njëjtin standard për punimet që ka ndërmarrë për riparimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ‘Pjetër Arbnori,’ e njohur ndryshe si Piramida.
Me datën 11 gusht nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi se punimet për riparimin provizor të ndërtesës dhe parkut përreth kanë filluar.
“Nisën riparimet provizore tek Piramida e parku përreth – ju lutem na ndihmoni ta mbajmë pastër, raportoni vandalizmin”, i kërkoi Veliaj qytetarëve.
Megjithatë, sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, vetë ndërhyrja e bashkisë për riparimin e Piramidës ka qenë në kundërshtim të  ligjit Për Trashëgiminë Kulturore dhe e si rrjedhim e krahasueshme me një akt vandalizmi.
Për ndërhyrjen dhe riparimet provizore tek Piramida bashkia e Tiranës e ka njoftuar Institutin e Monumenteve të Kulturës, IMK, me datë 13 gusht, dy ditë pas fillimit të punimeve për riparimin e saj.
Ky i fundit nëpërmjet një shkrese drejtuar drejtorit të planifikimit dhe menaxhimit të shërbimeve me datë 17 gusht, i kërkon bashkisë së Tiranës që të përmbushë kërkesat ligjore për punimet e ndërmarra, pasi objekti gëzon mbrojtje si monument kulture.
Sipas IMK-së Piramida është shpallur monument kulture i kategorisë së dytë me urdhrin nr. 267 të ministrit të kulturës, më datë 16 korrik, 2015 dhe si rrjedhim në bazë të ligjit nr. 9048 për trashëgiminë kulturore çdo ndërhyrje në këtë objekt mund të bëhet vetëm me aprovimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimit, KKR.
Sipas nenit 35, të ligjit për trashëgiminë kulturore, “punimet e mirëmbajtjes, të restaurimit dhe te rigjallërimit të monumenteve te kulturës kryhen … pasi të jetë miratuar plani i këtyre punimeve nga Instituti i Monumenteve te Kulturës.”
shkresa-e-ministrisë-së-kulturës1
Shkresa e IMK-së për Bashkinë Tiranë

“Restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore bëhet nga institucione shtetërore të specializuara dhe nga personat fizikë ose juridikë të licencuar për këtë qëllim,” shkruhet në nenin 17, pika 1 të këtij ligji.
Shkresa e Institutit të Monumenteve të Kulturës i rikujton bashkisë se neni 17, pika 1 e ligjit thotë: “Projektet e restaurimit dhe restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore bëhet nga institucione shtetërore të specializuara dhe nga subjekte të liçensuar për këtë qëllim”.
Instituti i kërkon specifikisht bashkisë që para se të kryejë ndërhyrjen, të dorëzojë në IMK një relacion teknik, specifikime teknike, materjal grafik, preventiv të punimeve dhe prezantim poëerpoint. Por kjo shkresë ka mbërritur në bashkinë e Tiranës efektivisht një javë pasi kishin filluar punimet e lyerjes.
I kontaktuar nga BIRN, zëdhënësi i bashkisë Tiranë nuk u përgjigj të mërkurën pas një kërkesë për koment mbi ligjshmërinë e punimeve te Piramida.
Ndërhyrja e bashkisë së Tiranës për riparimin e Piramidës pa aprovimin e KKR-së bie ndesh me retorikën e kreut të ri të bashkisë, i cili i ka kërkuar një paketë të re ligjore për të ndëshkuar ato persona dhe subjekte që abuzojnë me hapësirën publike.
“Do ndërmarrim një nismë për një paketë legjislative që i jep bashkisë autoritetin që jo vetëm të sjellë ligj dhe rend aty ku ndodhin shkeljet, vandalizimi, ndotjet, por edhe një sistem penalitetesh për shkelësit”, tha Veliaj gjatë një takimi në lagjen Kombinat të Tiranës me datë 19 gusht.
“Është e pafalshme që njerëzit e ndershëm që paguajnë taksa të paguajnë punën për të prishur ndërtimet pa leje dhe për të liruar hapësirat publike,” shtoi ai.
E ndërtuar në vitin 1987 si mauzoleum për ish diktatorin Enver Hoxha, dy vjet pas vdekjes së tij, Piramida ka ndryshuar disa herë destinacion.
prm1
Nga punimet për riparimin e Piramidës

Në vitin 1991, nga mauzoleum ajo u transformua në një qendër ndërkombëtare kulture, por ambientet e saj të brendshme, që përfshinin kupolën më të madhe të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, nuk gjetën kurrë përdorime të përshtatshme praktike.
Për më shumë se një dekadë, ndërtesa ka shërbyer si shtëpia e televizionit Top Channel dhe dikur e klubit të natës ‘Mumja.’
Në vitin 2006 me vendim te Këshillit të Ministrave Qendra Ndërkombëtare e Kulturës mori emrin “Pjetër Arbnori”.
Po atë vit qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha akordoi një shumë prej rreth 130.000 euro për projektin e kthimit të QNK-së në teatër dhe me pas u akorduan edhe 5.6 milionë euro për zbatimin e projektit.
Pasi u shpenzuan rreth 200 milion lekë të reja dhe fasada e ndërtesës u zhvesh nga mermeri i saj i bardhë i , në vitin 2010 projekti i teatrit u braktis pasi parlamenti vendosi që Piramida të shembej dhe të zëvendësohej nga selia e re e Kuvendit të Shqipërisë.
Partia Socialiste, në atë kohë ne opozitë, reagoi ashpër kundër propozimit për shembjen e ndërtesës.
Në një padi të dërguar në prokurori, grupi parlamentar Socialist nënvizonte që shembja e Piramidës do ishte në shkelje e ligjit për trashëgiminë kulturore.

Autor: Besar Likmeta
BIRN
Tiranë

Previous Post

Trafiku nga ajri, radarët dy vjet të fikur, kush janë ministrat e implikuar!

Next Post

Eduart Selami: Kryetari Basha duhet të bëjë korrigjime dhe të jetë më i vëmendshëm ndaj kritikave

admin

admin

Next Post
Eduart Selami: Kryetari Basha duhet të bëjë korrigjime dhe të jetë më i vëmendshëm ndaj kritikave

Eduart Selami: Kryetari Basha duhet të bëjë korrigjime dhe të jetë më i vëmendshëm ndaj kritikave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.