Një aksident, me pasojë një person të plagosur, ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në Tiranë.
Një mjet tip ‘Peugeot’ është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit. Aksidenti ka ndodhur pranë hotel ‘Dajtit’ në bulevardin kryesor ‘Dëshmorët e Kombit’. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











