Ishte e pabesueshme ajo se çfarë gjeti brenda në mur një çift në SHBA kur po rregullonte shtëpinë. Ata gjetën para!
Çifti nga Phoenix i SHBA-së po bënin disa rregullime në shtëpi. Ata po prishnin kuzhinën, kur brenda murit të saj gjetën një kasë me 51 mijë e 80 dollarë. Paratë ishin kryesisht në monedha 100$, dhe përveç parave, ata gjetën një shishe verë Bourbon të vitit 1960.
E bukur, dhe e vërtetë kjo që i ndodhi çiftit amerikan, por është shumë e bukur për të qenë e vërtetë për të gjithë ata që duan të gjejnë një shumë të tillë parash në kuzhinën e shtëpisë së tyre.












