I dënuar për trafik të lëndëve narkotike, Luis Dervishi është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë.
Bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma bëri të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar dhe ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
31-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Kavajës me tetë vite burg, pasi në shkurt të vitit 2011, gjatë një kontrolli policia e Kavajës është zbuluar dhe sekuestruar në makinën e tij tip Mitsubishi një sasi heroine. Bashkë me Luis Dervishin u arrestua në flagrancë edhe një shtetas tjetër me iniciale S. P.











