Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka vendosur të thërrasë në formacion për ndeshjen me Danimarkën dhe Portugalinë, lojtarët që nuk kanë asnjë problem shëndetësor.
Duke deklaruar se skuadra është në një situatë delikate, pasi disa lojtarë nuk janë në formë, ai njoftoi se Erion Bogdani do të zëvendësojë Altin Lalën.
Duke bërë të ditur se nuk ka ngelur shumë kohë për ndeshjen me Danimarkën, De Biasi tha se është i ngarkuar për të plotësuar ëndrrën e të gjithëve.
“Nuk kënaqem me dy pikë në këto dy takime, duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë çdo detaj”, tha De Biasi.
De Biasi dha sot një konferencë për shtyp via Skype në prag të ndeshjes me Danimarkën dhe Portugalinë. Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje eleminatore për Euro 2016, me Danimarkën në Kopenhagen më 4 shtator dhe me Portugalinë më 7 shtator ne “Elbasan Arena”.











