Foto ilustruse
Një gomone plot me kanabis u kap në Vlorë, gati për udhëtim. Gomonia eshte gjetur pranë Karaburunit, gati për të transportuar lenden narkotike, thuhet nga burimet e policisë.
Teksa po vijon ende operacioni policor nga Delta Force, Policia e Shtetit dhe Forcat Detare, dyshohet se eshte gjetur rreth 1 ton kanabis brenda saj.
Trafikantët arritën të braktisin gomonen dhe të largohen para se policia të ndërhyjë me aksion. Dyshohet se aksioni u dekonspirua, bëjnë të ditur burimet policore.
Aktualisht policia eshte vene ne ndjekje te tyre. Droni.al











