Jeni pesimist dhe mezi shtyni orët deri në përfundimin e ditës së punës?
Më poshtë do të gjeni disa këshilla, sesi të mundohemi që në punë të jeni sa më optimistë.
-Kushtojini sa më shumë rëndësi jetës suaj personale duke e bërë atë sa më aktive. Por, në mënyrë kategorike mos diskutoni çështje të cilat kanë lidhje me punën tuaj.
-Mundohuni të mos merrni çdo gjë si personale dhe të mendoni se e gjithë kjo atmosferë negative ka lidhje me ju apo shkaktohet prej jush.
-Mundohuni që sjelljet negative të kolegëve tuaj të mos ndikojnë tek ju dhe të tregoheni sa më asnjëanës.
-Dëgjoni muzikë dhe shkëputuni herë pas herë nga ekrani.
-Mos mendoni që në një vend tjetër pune do të ndiheshit më mirë, por mundohuni që ta përmirësoni atë atje ku punoni aktualisht.












