Xhihadisti shqiptar që lufton në Siri prei disa vitesh, Lavdrim Muhaxheri ka prezantuar monedhën e artë të ISIS, e cila u publikua dje.
Ai duket në foto me një monedhë në dorë ndërsa në një foto tjetër ai është përpara një rafti ku janjë vendosur grumbuj monedhash të ISIS.

“ISIS ka publikuar në sajtin e tyre foto të monedhës së tyre zyrtare. Ato janë monedha të arta me shkrime në gjuhën arabe dhe pas një hartë të botës me emblemën e Shtetit Islamik.
“Kjo monedhë do të këpusë përfundimisht zinxhirët e skllavërisë së shteteve kapitaliste”, thuhet në një komunikatë të ISIS.
Por pavarësisht monedhës së tyre të re ironikisht ISIS vazhdon t’i paguajë me dollarë amerikanë mercenarët e saj.
Ekspertët e ekonomisë thonë se kjo monedhë nuk ka për të funksionuar kurrë.
Ata mendojnë se është thjesht një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga ana e xhihadistëve.












