Policia e Fierit kreu arrestimin në flagrance të Arteo Muhaj, 25 vjeç, banues ne Fier.
Arrestimi i ketij shtetasi u krye per arsye se:
Sot, ne Komisariatin Dixhital, nga nje qytetar anonim ka ardhur nje njoftim per nje person te dyshimte qe mbante nje çante dore dhe levizte ne lagjen “8 Shkurti” Fier.
Pas identifikimit u be kapja e tij dhe gjate kontrollit te ushtruar, u gjeten brenda çantes qe mbante me vete dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale:
Nje arme zjarri automatik model 54.
2 krehera me 64 fisheke.
Si dhe 2 maska.
Po vazhon puna per sqarimin e rrethanave te ngjarjes ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier.











