Një vajzë e mitur nga qyteti i Lushnjes ka kryer marrëdhënie seksuale me një 39-vjeçar pasi është njohur në facebook. Ka qenë vetë 13-vjeçarja që ka denoncuar në policinë e Lushnjes Klejdi Çelën, i cili është vënë në pranga dhe ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të miturën.
Në shoqërinë e psikologes, e mitura me iniciale E. F ka pranuar se para 5 ditësh kishte kryer marrëdhënie seksuale me Çelën pasi e kishte njohur në Fb.
I arrestuari do të procedohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.











