Një grup pune nga PS do të kontrollojë emërimet që janë kryer nga administrata pas ankesave që i janë bërë kryeministrit për emërime jashtë influencave të PS.
Në krye të grupit do të jetë deputeti Musa Ulqini, i cili do të raportojë te Rama ankesat e mbledhura.
Bashkë me Ulqinin në grup janë përfshirë edhe tre deputete: Erjeta Allhysa, Evis Kushi dhe Blerina Gjylameti.












