Amerikani i arrestuar në Shqipëri dhe i akuzuar në SHBA për përdhunim fëmijësh është ekstraduar sot nga Interpol Tirana.
Luke Adrian Cooke lindur në Tenessee të SHBA-së, ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçar gjtë periudhës janar 2003 – maj 2006. Më pas ai ka ngacmuar seksualisht një 8-vjeçar. Ndaj tij, Gjykata e Rajonit të Shelby, Memphis, Tennesse të SHBA, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar më 5 prill të 2015, për kryerjen e veprave penale të “Përdhunimit” dhe Përdhunimit në kushte të rënduara në grup”.
Luke Adrian Cooke u arrestua në Shqipëri më 15 prill me qëllim ekstradimin e tij drejt SHBA-së.












