Gjykata belge ka pranuar kërkesën e Mark Frrokut që të jetë i pranishëm në gjyqin që do të zhvillohet ndaj në Bruksel. Avokati i Frrokut, Saimir Visha ka konfirmuar për a1 report pergjigjen pozitive të gjykatës pak ditë pas kërkesës që kishte bërë Frroku.

Në këtë kërkesë që iu dërgua Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel të enjten e kaluar, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e mos të gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999.
Kërkesa mbështetej në nenin 6 të Konventës Europiane, sipas së cilës çdo person ndaj të cilit ka një çështje penale duhet të sigurojë të drejtën e mbrojtjes, pjesëmarrjes në gjykim, ka të drejtë të paraqesë dëshmitarët e vetë, duke qenë në pozita të barabarta si me dëshmitarët e akuzës
Gjyqësorit belg i është kërkuar nga deputeti gjithashtu që të njoftohen zyrtarët e burgjeve në Shqipëri dhe të paraburgimit 302, si edhe autoritetet shqiptare për të bërë të mundur dërgimin e tij në Belgjikë











