Të paktën 34 persona janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në Lac, ku mbetën të plagosur 7 persona ndërkohë që një deputet i PS është arrestuar me akuzën e plagosjes me dashje.
Personat e shoqëruar në polici ndodhen në komisariatet e Lacit, lezhës dhe Tiranës.
Ata mendohet se kanë lidhje ose dijeni për ngjarjen e rëndë.
Ndërkaq konfirmohet zyrtarisht arrestimi i Armando Prengës. Ai është vendosur në pranga në 8.30 të mëngjesit me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.












