Në një dalje për media, deputetja socialiste, Olta Xhaçka ka dënuar në emër të PS ngjarjen e ndodhur në Laç duke bërë me dije se deputeti Prenga nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste.
“Armando Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e PS. Ndërsa ai duhet të japë llogari para ligjit për ngjarjen në Laç”, tha Xhaçka.
Ajo i bëri thirrje prokurorisë të hetojë ngjarjen, ndërsa thekson se Prenga duhet t’i përgjigjet ligjit.











