Në aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Shkozë, ka humbur jetën një nga gratë që u përfshinë në aksident. Mësohet se viktima ishte pasagjere në motorr dhe për shkak të përplasjes së fortë ajo ka humbur jetën në spital.
Po ashtu, të plagosur janë edhe 4 persona, dy prej të cilave janë gra. Ato janë gjymtuar në pjesët e poshtme të trupit, teksa njëra ka humbur këmbën.
Mësohet se shoferi i fugonit, ai që shkaktoi edhe aksidentin fatal, ka marrë plagë të lehta dhe është shoqëruar në Komisariatin e Tiranës.












