Forca të shumta policie kanë shkuar në lagunën e Patokut, pas konfliktit që ndodhi në Laç.
Sipas burimeve, thuhet se përveç policisë së qarkut Lexhë, në lagunë kanë mbërritur edhe forcat RENEA. Forcat e shumta policore kanë shkuar atje më qëllim mbajtjen në vëzhgim të banesave dhe bizneseve të familjes Cali, që u përfshi në konflikt me deputetin Prenga.
Ndërsa mësohet se vetë familja Cali ka braktisur banesat dhe bizneset nga frika e një hakmarrjeje të mundshme nga familja Prenga.











