Dashi
Do keni dëshira te çmendura gjate gjithë kësaj dite dhe partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot. Tregohuni realiste sepse përndryshe nuk keni për te shkuar askund. Beqareve do ju ndryshoje shpesh humori dhe nuk do jene gati për te dale me dike. Ne planin financiar nuk do dini çfarë hapash te hidhni qe gjendja te mbetet sa me e qëndrueshme. Do keni vështirësi.
Demi
Do e forconi edhe me tepër bashkëpunimin ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte për te folur hapur me partnerin për tema delikate. Beqaret do kenë takime me rëndësi dhe do mund te fillojnë lidhje te forta. Ne planin financiar fati do jua buzëqeshë. Do i zgjidhni problemet dhe do mund te kryeni edhe ndonjë transaksion me tepër.
Binjaket
Dite e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Fale komunikimit, durimit dhe tolerancës do i zgjidhni shume shpejt disa probleme te mbetura pezull prej kohesh. Beqaret duhet te mos nxitohen dhe te pranojnë ftesat e te gjithëve sepse do lëndojnë veten. Ne planin financiar fatmirësisht do jeni me fat dhe do mund t’iu zgjidhen te gjitha hallet
Gaforrja
Çiftet qe kane shume kohe bashke do fillojnë te programojnë te ardhmen dhe te mendojnë edhe për ndonjë ceremoni te cilën nuk e kane bere ende. Beqaret do kenë veçse aventura kalimtare pa asnjë te ardhme. Do ju duhet ende te prisni. Ne planin financiar do e keni shume te vështirë te ruani qëndrueshmërinë. Situata do jete goxha delikate.
Luani
Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë problem gjate kësaj dite. Përkundrazi do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni me te dashuruar se me pare. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër vetëm se nuk do e gjejnë dot atë. Me shpenzimet do tregoheni te arsyeshëm dhe gjendja do mbetet goxha e stabilizuar.
Virgjeresha
Perspektivat ne planin sentimental do jene shume te mira sot. Do i shprehni ndjenjat pa dorashka dhe do dashuroheni si dy adoleshente. Beqaret duhet t’i marrin gjerat shtruar. Pranoni njëherë ftesat për takime, dilni disa here e me pas vendosni çfarë do bëni me tej. Ne planin financiar nuk do keni shume vështirësi, por as nuk do mund te pasuroheni si e keni ëndërruar.
Peshorja
Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni rehat dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqaret do kenë frike te hedhin hapa sepse nuk janë te sigurte nëse personat qe pëlqejnë do jene ashtu si duken sot. Financiar do mbeten te paqëndrueshme për shkak te disa shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.
Akrepi
Asnjë planet nuk do e turbulloje sot jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit tuaj dhe do ndiheni gati për te planifikuar edhe te ardhmen. Për beqaret gjithashtu priten surpriza dhe dashuri me shikim te pare. Financat duhet t’i mbani ne vëmendje gjithë kohës. Vetëm kështu gjendja do vije duke u përmirësuar dalëngadalë.
Shigjetari
Do jeni me tolerante ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do këmbëngulni për gjera qe e dini se i keni gabim. Marrëdhënia juaj do filloje te përmirësohet. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje brenda disa orëve. Gjithçka do ndodhe ne momentin me te papritur. Për te përmirësuar buxhetin nuk duhet ne asnjë mënyrë t’iu besoni lojërave te fatit
Bricjapi
Do bëni gjera te pamenduara gjate kësaj dite dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën me te mire për te kërkuar falje. Beqaret nuk duhet ta kërkojnë dashurinë mbi qiell ndërkohë qe ai ne fakt është mbi toke dhe shume me afër nga sa mendojnë. Ne planin financiar do jeni me goxha fat dhe do ndiheni te qete kur te shpenzoni.
Ujori
Te dashuruarit do kenë një dite te qëndrueshme fale ndikimit pozitiv te Merkurit. Do jeni te hapur dhe do i pranoni gabimet qe keni bere ne te shkuarën. Beqaret do përballen me surpriza te njëpasnjëshme. Asgjë nuk do jete me si me pare për ta. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe gjendja do vije duke u stabilizuar deri ne mbrëmje.
Peshqit
Dite shume e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet dhe duke filluar qe nga dreka do dashuroheni me më shume pasion. Beqaret kot sa te mundohen e te kërkojnë dashurinë sepse nuk do mund ta gjejnë dot atë. Me financat do tregoheni impulsive. Ka rrezik qe gjendja te ketë me shume tronditje sesa mund ta kishit menduar.












