Ndërkohë që kishin mbetur dhe pak minuta nga zbritja në Rinas e ekipit portugez, Kristiano Ronaldo ka postuar në Instagram një mesazh përems të cilit dukej qartë se ishte entusiazt për këtë udhëtim. “Zbritën në Tiranë, Shqipëri (Landed in Tirana, Albania)” shkruan ai.


Por vetëm pak minuta më pas ai ka parë nga afër se si një grup tifozësh kuq e zi e kanë fishkëlluer, sharë dhe hedhur pështyma në drejtim të tij dhe skuadrës portugeze.

Ronaldo përvecse është një personalitet i futbollit botëror, ai ka dënuar sjelljen e Serbisë në ndeshjen që u ndëpre në Beograd mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Ka patur ndërkaq një zemërim edhe në rrjetet sociale për këtë sjellje aspak dinjitoze të tifozëve tanë ndaj mysafirëve portugezë e aq më shumë ndaj Ronaldos, një ikonë e futbollit.











