Lufta kundër informalitetot nuk ka kursyer as deputetët e mazhoranës. Një përfaqësues i shoqërisë civile, Endrit Shabani ka denoncuar informalitetin ndaj restorantit në pronësi të deputetit Dash Peza.
“Ndihme! Mbreme isha ne Peze, tek nje lokal qe mendohet se per disa vite ka sherbyer si shtepi per Kryeministrin. Po te shikoni NIPT-in ne QKR do shikoni se ne pronesi te kujt eshte lokali. Ne lokal kishte gati 500 kliente, perfshi edhe deputetin perkates te PS apo shume funksionare te tjere publik. Tani kam nevoje per ndihmen tuaj per te kuptuar a eshte tatimore kjo fature?! Une nuk besoj se Kryeministri yne te kete dy standarde: nje per deputetet e tij dhe nje per hallexhinjte qe perpiqen te mbijetojne permes biznesit te vogel. (Nuk po merrem me mashtrimin tjeter qe 30% e fatures eshte nje produkt misterioz – km event)” shkruan denoncuesi.
Pas denoncimit kanë reaguar Tatimorët, të cilët kanë gjobitur restorantin me 50 mijë lekë.
Restoranti aktual i Dash Pezës ka qenë një shtëpi historike e trashëguar ng babai i tij, Myslym Peza.











