Një grup qytetarësh protestuan në rrugët e Tiranës kundër çmimit të lartë të naftës në Shqipëri. Protesta u zhvillua nga anëtarë të nismës “Thurje” ndërkohë që një grup prej tyre ndaloi para ndërtesës së Kryeministrisë duke mbajtur në duar cmimet e naftës në vende të tjera të cilat janë më të ulëta se në Shqipëri.














