• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Çfarë po negocion SHBA në Tiranë sot?

admin by admin
15 May, 2017
in Politika
0
BLENDI FEVZIU/ Çfarë po negocion SHBA në Tiranë sot?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
blendi fevziu, vogel

Blendi Fevziu

A ka një shans të fundit për një marrëveshje të re dhe a është duke luajtur Hoyt Yee, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit një rol për t’i vënë gjërat në lëvizje? Kjo është pyetja thelbësore dhe më e rëndësishme që ka bërë sot çdo njeri i interesuar politikisht dhe padyshim çdo njeri i shqetësuar nga rruga që po marrin zhvillimet në Shqipëri. Që t’i japësh një përgjigje kësaj pyetjeje nuk është e lehtë, aq më tepër që palët për herë të parë në këto muaj kanë qëndruar mjaft të kursyer në deklarata, por edhe në informacionet informale. Opinion.al ka arritur të zbardhë sidoqoftë një seri detajesh nga lëvizja e zyrtarit amerikan dhe përpjekjet e tij.
Po, Yee po bën një përpjekje të kujdesshme për të gjetur një zgjidhje dhe nëse kjo përpjekje do të rezultojë e suksesshme mund të ketë një marrëveshje brenda 48 orësh. Yee ka takuar njëri pas tjetrit Ramën dhe Metën dhe menjëherë pas tyre edhe Bashën. Siç deklarojnë burime të opinion.al, Basha dhe Yee kanë qëndruar kokë më kokë për afro 30 minuta dhe më pas, për thuajse një orë ka vijuar takimi në prani edhe të aleatëve. Nuk ka detaje nga biseda Basha – Yee, ajo kokë më kokë, por gjatë të dy takimeve Yee ka këmbëngulur në gjetjen e zgjidhjes në dy paketa: Ajo e afruar më 25 Prill nga Mekallister dhe ajo e ofruar në takimet me e presidentit Nishani nga Rama. Padyshim që paketa Mekallister do të jetë baza, por ajo mund të rishihet në disa detaje. Nisur edhe nga fakti që Presidenti i Republikës nuk mund t’i ofrohet më opozitës se në atë post është zgjedhur ndërkohë Ilir Meta. Me sa duket, por kjo nuk është e konfirmuar, ka edhe detaje se si mund të zëvendësohet kjo pikë e munguar e paketës dhe sa mund të shtyhen zgjedhjet. Sipas kushtetutës afati i fundit ligjor është data 23 Korrik. Pra shtyrja, logjikisht mund të variojë nga 18 në 23 Korrik. Por më e mundshmja është data 16 Korrik e propozuar nga Mekallister.
Burime të Opinion.al sqarojnë se opozita ka këmbëngulur për identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe për qeverinë teknike apo një masë të barasvlershme. Nuk dihet nëse këto kërkesa kanë qenë ultimative, por dihet se Yee i ka dhënë të drejtë opozitës për betejën për denoncimin e kanabisit, dekriminalizimin dhe korrupsionin. Po ashtu, mësohet se Yee ka pasur edhe një telefonatë të gjatë me ish liderin e PD, Sali Berisha. Përmbajtja e bisedës nuk dihet, por me siguri, ata besojnë se Berisha mund të luajë një rol për ta shtyrë Bashën drejt marrëveshjes.
Ajo që nuk vërtetohet dot është nëse Yee ka biseduar me Ramën për pakëtën Mekallister dhe nëse ky i fundit është i gatshëm për të? Dhjetë ditë më parë, Rama e refuzoi këtë paketë, duke deklaruar se ajo nuk ishte më e vlefshme. Por nëse ai e refuzoi tek Nishani, vështirë se do ta refuzojë tek Amerikanët. Aq më tepër, që si Rama, ashtu edhe Basha, e dinë që ky është 24 ose 48-orshi i fundit. Nëse nuk do të ketë konsensus, SHBA do të dalë me një deklaratë publike, përmbajtja e së cilës me siguri i është bërë e qartë në vija të përgjithshme liderëve, por ne nuk kemi më shumë informacione.
Pra me gjasë, Yee do japë kohë deri nesër pasdite kur largohet nga Shqipëria, ose maksimumi të mërkurën pas mesditës.
Një fakt tjetër që të shtyn që të besosh se palët po punojnë për një zgjidhje është gjuha e dy liderëve. Si Rama në Shkodër, ashtu edhe Basha në Tiranë kanë qenë më të ashpër sot me deklarata. Kjo është sjellja tipike e politikanëve shqiptare. Kur duan të bëjnë një marrëveshje rrisin tonet dhe akuzat ndaj njeri tjetrit. Për të bërë presionet e fundit.
Nëse do të kemi një marrëveshje, për Shqipërinë do të jetë tejet pozitive. Nëse jo, do të vijojmë në këtë rrugë që kemi nisur, ku me siguri absolute, nuk ka fitues, as ata që ndihen sot më të sigurt dhe më fitimtarë…

Previous Post

FOTO/ Vlorë, sekuestrohen dy gomone, dyshohet se do përdoreshin për trafik droge

Next Post

LULZIM BASHA/ Sulmet e Edi Ramës ndaj Voltana Ademit, nxjerrin një të vërtetë për sjelljet e tij me gratë

admin

admin

Next Post
LULZIM BASHA/ Sulmet e Edi Ramës ndaj Voltana Ademit, nxjerrin një të vërtetë për sjelljet e tij me gratë

LULZIM BASHA/ Sulmet e Edi Ramës ndaj Voltana Ademit, nxjerrin një të vërtetë për sjelljet e tij me gratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.