Nëse deputeti i përjashtuar nga PS, Armando Prenga dënohet, atëherë ai do të humbasë mandatin e tij si deputeti i Qarkut të Lezhës. Por ajo që është e papëlyeshme për kryeministrin Rama, është emri që pritet ta zëvëndësoë Prengën.
Në listën e kandidatëve që kandiduan për Lezhën, pas Armando Prengës, është Eduard Ndocaj, i cili mund të bëhet pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Më herët, biznesmeni Ndocaj, i zhgënjyer nga kjo parti doli publikisht dhe përmendi kontributin e tij prej 60 mijë eurosh për fushatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit. Jo vetëm kaq, por ai përmendi Ramës edhe shpenzimet prej 8 mijë euro për një drekë që ai i kishte ofruar kryeministrit në Itali. Në akuzat e tij, Ndocaj e quajti Ramën “bukëshkalë dhe një njeri i lig”.
Eduard Ndocaj nuk arriti të fitonte si deputet, dhe u përpoq që të garonte në zgjedhjet e 23 qershorit si kandidat për Bashkinë e Lezhës, por PS në aleancë me LSI, ia la këtë bashki kësaj të fundit.
Nëse Armando Prengës i hiqet mandati, Rama do të jetë i detyruar të ketë në parlament një deputet aspak të dëshirueshëm për të.












