Puna e Strukturave të Policisë së Shtetit ka vijuar punën për të goditur raste të paligjshme. Përgjatë kësaj jave, në kuadër të nismës “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, policia nëtë gjithë vendin ka kryer kontrolle për të evidentuar paligjshmërinë në ndërtimet e paligjshme , prerjen e paligjshme të pyejeve , si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Sipas policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar se 52 shtetas që kanë kryer veprimari të paligjshme, 6 prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë, 45 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 1 autor është shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, ku 4 prej tyre janë proceduar penalisht në gjendje të lirë , ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 6 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.
Ky aksion për të goditur paligjshmërinë do të vijojë edhe në javët në vazhdim në të gjithë vendin.












