Burime nga policia dhe avokati Baftjar Rusi konfirmojnë se Armando Prenga do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve që zhvillohet sot në orën 19:30.
Avokati i tij ka lajmëruar praninë e Prengë në mbledhje, me kërkesë të vetë deputetit për të shpjeguar dhe paraqitur provat para këshillit, që sipas tij do të tregojnë pafajësinë.
Armando Prenga do të shoqërohet nga forcat e policisë.
Prokuroria i dorëzoi Kuvendit kërkesën për t’i dhënë autorizim për arrestimin e Armando Prengës, i cili është i dyshuar për 3 vepra penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje”.











