Takime intensive të kryeministrit Rama që në orët e para të ditës se sotme vetëm pak para se të fillojë seanca parlamentare ku kuvendi do të votojë rreth imunitetit të deputetit Armando Prenga.
Kryeministri Rama fillimisht ka zhvilluar një takim prej gati një ore me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Nuk janë bërë të ditura detaje rreth bisedës por rrethanat e bëjnë gati të panevojshme një gjë të tilla pasi sot mendohet të zhvillohet një ndër seancat më të ashpra të Parlamentit shqiptar të kësaj legjislature.
Fill më pas Kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa prej drejtuesve kryesorë të PS, Gramoz Ruci, Lindita Nikolla, Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Ditmir Bushati, Koco Kokedhima, të cilët së fundi edhe u emëruan si koordinatorë të PS për gjashtë rajonet e vendit.
Rama po përgadit strategjinë e qëndrimit që do të mbajë qeverie përballë akuzave të pritshme të opozitës.











