Foto ilustruese
Një shpërthim me lëndë eksplozive ndodhi sot në mëngjes, në një biznes privat në Han të Hotit, saktësisht në afërsi të fshatit Gruemirë, në autostradën Shkodër – Hotit. Shpërthimi ka ndodhur në dyqanin (njësi tregtare) e ish-kryekomunarit të Gruemires Asim Burgaj. Mësohet se kanë qenë dy kallëpe tritoli, rreth 150 gramë lëndë eksplozive që kanë mundësuar shpërthimin.
Ende nuk dihen motivet e shpërthimit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje pritet të japë më tej detaje nëse ka të lënduar si dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.












