• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA E PLOTË/ Provat dhe dëshmitë që fajësojnë deputetin Armando Prenga

admin by admin
7 September, 2015
in Kronika
0
DOSJA E PLOTË/ Provat dhe dëshmitë që fajësojnë deputetin Armando Prenga
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Armando Prenga është i dyshuari kryesor për plagosjen me armë pa leje të Tom Calit, për shkak të konfliktit për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut. Dosja e prokurorisë, hedh dritë mbi përplasjen mes fisit Prenga dhe Cali në Laç, që shkaktoi shtatë të plagosur dhe prangosjen e deputetit socialist.
Dosja e prokurorisë jep në mënyrë të detajuar, zanafillën konfliktit nga deputeti Prenga, i cili më pas, i mbështetur edhe nga persona të tjerë, të rrethit të tij shoqëror, u bë protagonist edhe në sytë e policisë i dhunës verbale e fizike, ndaj familjes Cali, të cilët tentuan që nëpërmjet denoncimit, konfliktin ta zgjidhnin në rrugë ligjore.

DOSJA E PLOTË E PROKURORISË

adriatik llllalla, kerkesa kuvendit per armando prenga
Kërkesa e Kryeprokurorit Adriaitk Llalla, drejtuar Kuvendit për arrestimin e deputetit Armando Prenga


Zanafilla e konfliktit
Më datë 04. 09. 2015, rreth orës 22:30, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Armando Prenga, ka shkuar te lokali i shtetasit Gjok Cali, ndodhur në Lagunën e Patokut dhe tek ura e lokalit është kontaktuar me djalin e tij, Dorian Cali dhe nipin Julian Cali, me të cilët ka debatuar. Dorian Cali ka njoftuar për këtë ngjarje, nëpërmjet telefonit babain e tij, Gjok Cali. Ky i fundit, është nisur menjëherë në drejtim të lokalit me automjetin e tij. Gjatë rrugës ai është përballur në vendin e quajtur Fushë-Kuqe, me shtetasin Armando Prenga, i cili po udhëtonte me automjet bashkë me shtetasit, Luigj Skura, Gazmir Jushi dhe Gjon Prenfa. Në këtë moment, Gjok Cali e Armando Prenga kanë ndaluar automjetet dhe shtetasi Gjon Cali, i ka kërkuar shpjegime për ngjarjen e ndodhur me të birin pak më parë. Më pas janë konfliktuar mes tyre dhe sipas pretendimeve të shtetasit Gjok Cali, deputeti Armando Prenga ka nxjerrë pistoletën, e ka goditur në kokë me qytën e saj dhe ka qëlluar me të njëherë në ajër.


Lajmërimi i policisë
Midis shtetasve Armando Prenga dhe Gjok Cali, ka një konflikt lidhur me Lagun e Patokut. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur Gjok Cali në orën 23.40, ka njoftua sallën e komunikimit të Komisariatit të Policisë Kurbin: se “Tek lokali i Calëve në Patok është goditur me pistoletë nga deputeti Armando Prenga”.
Pas marrjes këtij njoftimi, grupi drejtimit të Komisariatit Policisë Kurbin, ka shkuar në lokalin e shtetasit Gjok Cali dhe ka marrë njoftim me të, duke i kërkuar të paraqitej në komisariat, për të bërë kallëzim penal dhe dhënë shpjegime për ngjarjen. Në këto rrethana Gjok Cali bashkë me vëllezërit tij, Tom Cali e Nikoll Cali dhe kushëririn Gjergj Cali, janë nisur me automjetin e tij “Mercedez Benz” me ngjyrë gri me targë LA 7227 A, për në Komisariatin e Policisë Kurbin. Ata janë shoqëruar dhe nga Francesk Cali, nipi i Gjokës, me një automjet tjetër tip “BMW”.


Konflikti te Komisariati
Me të mbërritur në Komisariatin e Policisë Kurbin, shtetasi Gjok Cali ka hyrë brenda ambienteve të tij për të bërë kallëzim penal, ndërsa shtetasit që e shoqëronin kanë qëndruar në pritje të tij, jashtë ambienteve të këtij komisariati.
Gjatë kësaj kohe, para komisariatit të policisë, ka ardhur deputeti Armando Prenga, i shoqëruar nga vëllai i tij, Edmond Prenga, lidhjet shoqërore, Gazmir Jushi, etj. Këta shtetas kanë filluar të konfliktohen fizikisht dhe më pas deputeti Armando Prenga ka përdorur armë zjarri tip pistoletë. Nga të shtënat me pistoletë është plagosur në këmbë Tom Cali. Gjithashtu gjatë këtij konflikti janë përdorur dhe armë të ftohta dhe kanë mbetur të dëmtuar, Gazmir Jushi, Eduart Prenga, Gjergj Cali, Gjok Cali dhe Nikoll Cali.


Dokumentimi i ngjarjes
Me procesverbalin për këqyrjen dhe marrjen e dokumentit shkresor, datë 05. 09. 2015, policia ka administruar librin e shërbimit të drejtimit operativ të Komisariatit të Policisë Kurbin në të cilin në datë 04. 09. 2015 dhe orën e regjistrimit 23.40 shënohet: “Te lokali i Calëve në Patok merr shtetasi Gjok Cali, i cili thotë se e ka goditur me pistoletë deputeti Armando Prenga”.
Me procesverbalin e datës 05. 09. 2015 për këqyrjen dhe marrjen e dokumentit që i referohet librit të hyrje-daljeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, është evidentuar në orën 00:30 të datës 05. 09. 2015 hyrja në komisariat e shtetasit Gjok Cali për të bërë denoncim. Më datë 05. 09. 2015 policia gjyqësore ka mbajtur procesverbalin për këqyrjen e vendit të ngjarjes para Komisariatit të Policisë Kurbin. Nga këqyrja janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale nëntë gëzhoja armë zjarri, një automjet “Mercedez Benz”, me ngjyrë gri me targa LA 7227 A, katër gjurmë papilare në sipërfaqen e jashtme të këtij automjeti, mbetje tavoline plastike të thyera, një paketë cigare, një çakmak dhe dy bishta cigare.


Armando Prenga qëlloi me pistoletë pa leje
Me aktin e ekspertimit balistik gëzhoja nr. 8739 datë 05. 09. 2015 është arritur në konkluzionin se katër gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri automatik i modelit 56 kalibër 7.62 mm, kurse pesë gëzhojat e tjera janë qitur nga një armë zjarri e vetme pistoletë model 54 kalibër 7.62 mm. Me aktin e ekspertimit daktiloskopik nr. 8734 datë 05. 09. 2015 është arritur në konkluzionin se tre nga gjurmët e gjetura në sipërfaqen e automjetit në vendin e ngjarjes kanë vlera identifikuese dhe krahasuese. Në bazë të akt-ekspertimit nr. 8735, këto tre gjurmë i përkasin Gjok Calit.
Me aktet e ekspertimit kimik nr. 8736 dhe 8737, datë 05. 09. 2015 është arritur në konkluzionin se në shiritat ngjitës me të cilët është marrë material në dorën e shtetasve Armando Prenga dhe Anton Leka, është evidentuar prania e nitrateve dhe nitriteve të cilët janë të pranishëm edhe nga mbetjet e qitjes me prejardhje nga barutet, kurse 18 persona të tjerë të ekspertuar për të njëjtin fakt nuk u është gjetur prania e faktorëve plotësues të qitjes.


Gruaja dorëzon pistoletën me leje të deputetit
Me procesverbalin e datës 05.09.2015 për marrjen e dokumentit që i referohet dokumentacionit të pajisjes me armë zjarri të deputetit Armando Prenga, rezulton se ky shtetas ka marrë në dorëzim në datë 24. 01. 2015, nga komisariati i policisë një pistoletë me nr. PX 67 xxx të tipit 9X19 mm me dy krehra, gjithsej 34 fishekë.
Më datë 05. 09. 2015 policia gjyqësore ka administruar nga R. Prenga bashkëshorte e deputetit Armando Prenga armën tip pistoletë nr. PX 67 xxx, e cila i është nënshtruar ekspertimit. Me aktin e ekspertimit nr. 8744, datë 05. 09. 2015 është arritur në konkluzionin se në tytën  e armës nr. PX 67 xxx nuk është evidentuar prania e faktorëve plotësues të qitjes.


Dëshmitë rëndojnë pozitën e deputetit
Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur punonjësi i policisë L. H., i cili ka qenë me shërbim në zyrën e oficerit të rojës së Komisariatit të Policisë Kurbin. Ky shtetas ka shpjeguar se: Konflikti është zhvilluar para derës së Komisariatit të Policisë Kurbin. Gjatë konfliktit është përdorur një pistoletë dhe një automatik me të cilat është shtënë disa herë; shtetasi Tom Cali është plagosur në këmbë me pistoletë.
Nga deklarimet e marra Gjergj Calit e Tom Calit, rezulton se Armando Prenga ka pasur në dorë armë zjarri tip pistoletë gjatë konfliktit të ndodhur para Komisariatit të Policisë Kurbin me të cilën ka qëlluar.
Nga deklarimet e Gjon Calit, Gjok Calit, Kanto Cali, indirekt nga persona të tjerë kanë mësuar se Armando Prenga ka shtënë me pistoletë në vendin e ngjarjes, para Komisariatit të Policisë Kurbin.


Akuzat zyrtare ndaj deputetit
I pyetur rreth ngjarjes deputeti Armando Prenga ka pretenduar se nuk ka marrë pjesë në konfliktin që
është zhvilluar para Komisariatit të Policisë Kurbin dhe se ka përdorur armën e tij Pistoletë duke shtënë me të njëherë në ajër, vetëm gjatë konfliktit që ka pasur në vendin e quajtur Fushë-kuqe me shtetasin Gjok Cali.
Nga tërësia e këtyre provave ekziston dyshimi i arsyeshëm se deputeti Armando Prenga ka konsumuar veprat penale Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “kanosje”, parashikuar nga nenet 278/4, 88, 84 e 25 i Kodit Penal.


Kërkesa për arrestimin e deputetit
Në rrethanat e sipërpërmendura janë krijuar dyshime te arsyeshme që tregojnë se me veprimet e tij deputetit Armando Prenga ka kryer vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe që
Parashikohen si krim, nga Kodi Penal.
Për sa më sipër, me qëllim për ti hapur rrugë një hetimi të plotë e të gjithanshëm nga prokurori, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe në nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale kërkohet nga ju dhënia e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit, Armando Prenga.

Prokurori i Përgjithshëm
Adriatik LLALLA

Previous Post

Koço Kokedhima çudit në Parlament: Të zhvillohet kanabisi industrial, ka 50 mijë produkte

Next Post

Hidhet shorti, ja gjyqtarët që do të vendosin për arrestimin e Armando Prengës

admin

admin

Next Post
Hidhet shorti, ja gjyqtarët që do të vendosin për arrestimin e Armando Prengës

Hidhet shorti, ja gjyqtarët që do të vendosin për arrestimin e Armando Prengës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.