Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk ka lënë pa komentuar ndeshjen sotme të përfaqësueses shqiptare me atë portugeze. I bindur në fitoren e kuqezinjve, Berisha flet edhe për “Topin e Artë”, Ronaldon, sipas të cilti, është në vendin gabuar në kohën gabuar.
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
“Të dashur miq, sonte në Elbasan Arena luan kombëtarja jonë me Portugalinë, në një ndeshje që mund të bëjë historinë e shkëlqimit botëror të kuqezinjve. Portugezët kanë ardhur emotiv, me inatin e humbjes në fushën e tyre, kanë bërë deklarata muskuloze. Sollën dhe Ronaldon, topin e artë të planetit, por duhet të them se e kanë sjellë në kohen e gabuar dhe në vendin e gabuar! Ne do të fitojmë”.












