Pothuajse të gjitha rrugët hyrëse drejt qendrës së Tiranës janë të bllokuara nga trafiku i shumtë përgjatë tyre.
Bllokimi i qarkullimit ka ardhur për shkak se në qendër të Tiranës do të ketë aktivitete që lidhen me ngjarjen ndërkombëtare që mbahet në kryeqytet “Paqja eshte gjithmone e mundshme”. Policia kishte njoftuar per bllokimin e disa segmenteve rrugore.
Diten e sotme bllokimi i segmenteve rrugore ndodh deri në 23:00 pasi nuk do te lejohet parkimi i mjeteve dhe do te ndalohet qarkullimi i tyre, duke filluar nga sheshi “Skenderbej”, bulevardi “Deshmoret e Kombit”, deri tek Presidenca si dhe rruga Papa Gjon Pali II, nga kryqezimi me rrugen “Ismail Qemali” deri ne bulevardin “Bajram Curri”.
Bllokim do te kete rruga “Deshmoret e 4 Shkurtit” duke filluar nga rruga e Kavajes deri te bulevardi “Zhan Dark”.
Kufizime do te kete edhe bulevardi “Bajram Curri” , rruga “Bardhyl” dhe rrugae “Dibres” nga Farmacia 10 deri te Spitali QSUT.












