Ambasada e SHBA ka përshëndetur dorëheqjen e deputetit socialist Arben Ndoka dhe arrestimin e deputetit tjetër socialist Armando Prenga.
Në një deklaratë të bërë publike sonte në mbrëmje thuhet:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e deputetit Arben Ndoka për t’u dorëhequr nga parlamenti dhe vendimin për të lejuar arrestimin e deputetit Armando Prenga. Këto vendime përfaqësojnë përparim të mirëfilltë për Shqipërinë drejt krijimit të një sistemi politik me drejtues të standardeve më të larta etike”.











