• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqi, pezullohet sërish ligji i ri për lejet e qëndrimit dhe nënshtetësinë

admin by admin
8 September, 2015
in Kronika
0
Greqi, pezullohet sërish ligji i ri për lejet e qëndrimit dhe nënshtetësinë

Foto Ilustruese - Emigrante ne Greqi

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga procesi i legalizimit të emigrantëve në vitin 2001. Që atëherë janë thënë shumë fjalë, por kanë dalë “gurë në trastë”…

Shprehja popullore shqiptare se “Nga e thëna në të bërë shkon në mes një lumë i tërë”, duket se i shkon për shtat ligjit të ri grek për lejet e qëndrimit dhe nënshtetësinë, që u votua në muajin korrik nga parlamenti.
Ligji që u propagandua me kaq bujë, u vonua rreth gjysmë viti që të kalonte për votim, që u tha se zbatimi fillonte më 1 shtator, por pastaj u shty për më 30 shtator, tashmë duket se do të fillojë të zbatohet jo më parë se në prill… 2016!
Sipas informacionit që dha për “tribuna-news”, eksperti i çështjeve të emigracionit dhe drejtues i organizatës “Arogji-Përkrahje”, Fatos Malaj, vonesa i dedikohet faktit se ende nuk është gati sistemi elektronik i ministrisë së brendshme, në të cilin sistem duhet të kalojnë detyrimisht gjithë të dhënat dhe procedurat.
Autoritetet kompetente greke kanë kontraktuar një firmë të re për ndërtimin e sistemit, dhe kontrata parashikon që ky sistem do të jetë gati në prill të vitit të ardhshëm.
Zoti Malaj tha se e ka marrë informacionin nga një burim më se i sigurtë dhe se ai po interesohet që të ketë edhe një konfirmim zyrtar. Por “tribuna-news” konsideron se do të ishte një mrekulli sikur lajmi të dilte i pavërtetë, gjë që edhe e uron shumëkush.
Sepse në të kundërt, gjithë përfituesit nga ligji i ri (4332/15), do të duhet të presin edhe shtatë muaj të tjerë, vetëm që të shkojnë e të paraqesin aplikimet!
Kujtojmë se nga dispozitat e ligjit të ri përfitojnë:
– Brezi i dytë që i mundësohet marrja e nënshtetësisë greke;
– Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe që sipas ligjit të ri mund ta marrin direkt lëeje qëndrimi për bashkim familjar;
– Një numër jashtëzakonisht i madh emigrantësh që ose nuk kanë patur kurrë leje qëndrimi, ose e humbën atë për shkak të krizës.
Kuptohet se çdo vonesë në zbatimin e ligjit, vë në një pozitë mjaft të vështirë sidomos këtë kategori të fundit, e cila mund të përballet nga momenti në moment me largimin nga Greqia.

Emigrantët duhet të reagojnë
Në vazhdim të bisedës me “tribuna-news”, zoti Fatos Malaj thekson se, në pritje të konfirmimit të lajmit mbi pamundësinë e vënies sa më parë në eficencë të sistemit elektronik, emigrantët dhe shoqatat e tyre, duhet të reagojnë. Zoti Malaj sjell në vëmendje faktin se në fund të gushtit organizata Arogji iu drejtua qeverisë greke duke apeluar për nënshkrimin sa më parë të qarkoreve që kishin mbetur pezull, dhe apelimi pati rezultat- pavarësisht se tashmë po dalin vështiritë e reja, siç thamë që në fillim.
Një metodë reagimi, sipas zotit Malaj, është hartimi dhe nënshkrimi i një peticioni që t’i drejtohet qeverisë teknike dhe gjithë partive politike të spektrit demokratik, ku t’i sensibilizojnë mbi pasojat mjaft të rënda që do të ketë për emigrantët vonesa e fillimit të procesit. Përtej anës praktike, problemi ka edhe një aspekt politik, teksa në rast të mos reagimit të duhur nga ana e politikës dhe e shtetit grek, vihet në diskutim predispozicioni pozitiv që u tregua kohët e fundit ndaj emigrantëve. Por jo vetëm kaq: mos përgjigjja me vepra do të dëmtonte edhe imazhin e partisë SYRIZA, që i inicoi ndryshimet favorizuese dhe që më 209 shtator do të këtkojë sërish votën e qytetarëve grekë. Mos të harrojmë se në këto votime marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm emigrantësh.

Në pritje
Gjithsesi, nuk duam që t’i alarmojmë lexuesit. Ne qëndrojmë në pritje dhe duke shfrytëzuar dhe statusin e gazetarit do të përpiqemi të marrim më shumë informacion, të cilin do t’i jua përcjellim menjëherë.

Robert Goro
(Tribuna Shqiptare)

Previous Post

Gjermania jo më azil për shqiptarët, shton vendin tonë në listën e vendeve të sigurta të origjinës

Next Post

Bora Kokëdhima topless në kushtet e shtëpisë

admin

admin

Next Post
Bora Kokëdhima topless në kushtet e shtëpisë

Bora Kokëdhima topless në kushtet e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.