Policia e Korçës ka arrestuar 30-vjeçarin Vasil Xheli, banues në këtë qytet, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
E veçanta e këtji arrestimi, qëndron në faktin se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pajisje, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.
Këto pajisje, të cilat mësoshet se nuk janë përdorur më parë, janë dëshmi e përmirësimit të teknologjisë së kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë”.












