Atelier Albania ka shpallur konkursin ndërkombëtar për ide projektimi arkitektonik riprojektimin e Selisë së Gjykatës së Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës, Tiranë, Shqipëri, e parashikuar për tu ndërtuar te vendi ku aktualisht ndodhet Fakultetit i Gjeologjisë e Minierave.
Sipas shpalljes së bërë publike, mësohet se rreth 1200 metër katrorë, do ti “kafshohen” Parkut të Liqenit, ku edhe është menduar të ndërtohet kompleksi i ri, i Gjykatës së Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës.











