• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ATIFETE JAHJAGA/ Kam shikuar fshehtas TVSH e degjuar radio Tiranen

admin by admin
10 September, 2015
in Politika
0
ATIFETE JAHJAGA/ Kam shikuar fshehtas TVSH e degjuar radio Tiranen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“I nderuar President Nishani,
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotëri Meta
Të nderuar deputetë,
Mysafirë të nderuar,
Zonja dhe zotërinj,
Kam nderin dhe kënaqësinë që sot, si Presidente e Republikës së Kosovës, t’i drejtohem Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, shtetit me të cilin kemi aq shumë të përbashkëta: histori të përbashkët vuajtjesh dhe malli, sfida të mbijetesës, shumë emocione, dhe aq shumë dashuri. Mbi të gjitha, shumë krenari për fitoret që i arritëm së bashku.
Sot, në këtë vend historik, kam sjellë për ju falënderimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse Shqipëria e tyre, Shqipëria juaj, Shqipëria jonë, për një shekull, ka mbajtur gjallë ëndrrën e tyre për liri dhe pavarësi, ëndrrën për shtet të mëvetësishëm, modern dhe demokratik. Edhe sot Shqipëria na ndihmon ta realizojmë këtë ëndërr.
Shqipëria ishte dhe vazhdon të jetë e pranishme në mendjen e çdo kosovari. Ajo ishte memorie historike dhe përvojë që na ka formësuar, na ka bërë të jemi këta që jemi sot. Kujtimet e mia të para nga fëmijëria janë plot episode të familjarëve që vraponin nga një cep i dhomës në cepin tjetër të shtëpisë për të zënë valët e Radio Tiranës, antenave të improvizuara për të zënë një pamje të mjegullt të Shqipërisë në ekran. Librat që shkonin dorë më dorë e që në ato net të errëta, të mbushura plot frikë, i fshihnim kudo që mundnim.
Për shumë vite ne nuk patëm asnjë mundësi që të njiheshim mes veti, ndërsa njohja e parë ndodhi në kohën më të errët dhe njëkohësisht më të lavdishme të Kosovës, atëherë kur na detyruan t’ia kthenim shpinën atdheut tonë. Shtëpitë tuaja u bënë shtëpitë tona.
Dhe tani, jo edhe aq shumë vite më vonë, e gjej veten duke u mbështetur për këshillë te Presidenti juaj, te qindra funksionarë e diplomatë që janë pjesë e pandashme e përpjekjes tonë për ta konsoliduar Kosovën në arenën ndërkombëtare, për ta bërë Kosovën zot të vetvetes. Këtë të drejtë të fituar me shumë sakrificë e mund.
Pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot. Pa Kosovën, as Shqipëria nuk do të ishte e këtillë.
Nga thellësia e zemrës, ju them faleminderit!
Të nderuar deputetë,
Sot po takohemi në një moment tjetër historik, që na sfidon të shohim kah e ardhmja. Si kurrë më parë, arritjet tona, në të dy anët e kufirit, janë të jashtëzakonshme.
Shekulli njëzet u fillua me bërjen e Shqipërisë shtet dhe u përmbyll me çlirimin e Kosovës.
Pas një shekulli përpjekjesh, Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë krah për krah si shtete të pavarura, por të bashkuara në synimin tonë për t’u bërë pjesë e pandashme e Evropës së bashkuar dhe për të gjetur zgjidhje për të gjitha problemet tona të trashëguara përgjatë proceseve historike që kemi kaluar edhe ne, edhe ju.
Si kurrë më parë në historinë e Ballkanit, u rreshtuam bashkë jo vetëm për shkak të lidhjeve vëllazërore apo relacioneve etnike, nacionale e kulturore, por në përqafim të vlerave të përbashkëta që ne i ndajmë me Perëndimin, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e aleancave që na frymëzuan të synojmë lirinë dhe të cilat na ndihmuan ta fitojmë paqen dhe të jemi optimistë për të ardhmen.
Ne nuk mbetëm rob të historisë, por po ecim përpara, si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
E gjej veten në Tiranë si përfaqësuese e një shteti të ri, por dinamik, të vogël, por të zëshëm, që me hapa të shpejtë dhe të sigurt po bëhet faktor stabiliteti dhe partner serioz në rajon dhe më gjerë. Kosova garanton për të gjithë qytetarët e saj – pavarësisht madhësisë e etnisë – të drejta të barabarta dhe, ç‘është më e rëndësishme, të drejtat për të cilat kemi luftuar me dekada, nuk do t’ia mohojmë askujt.
Për ne është e rëndësishme që në shtetin e Kosovës, Kosova të jetë shtëpi e të gjithëve. Në Kosovë duam të krijojmë një shoqëri mbi një kontratë shoqërore me qytetarin, të privilegjeve dhe të përgjegjësive, ku njerëzit bashkohen me dashurinë për vendin e tyre, besnikë dhe krenarë për sukseset e tij, ku qytetarët janë të lirë ta thonë zëshëm se kush janë. Janë shqiptarë dhe kosovarë, sepse këto dy identitete nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin.
E gjej veten duke u mrekulluar me përparimin që Shqipëria ka bërë si shtet, në veçanti me rimëkëmbjen ekonomike dhe shfrytëzimin e pasurive të pafunda që i gëzon. Uroj që orientimi drejt BE-së i të gjitha partive politike, si në pozitë, si në opozitë, si qëllim strategjik i Shqipërisë, të shndërrohet në platformë që bashkon spektrin politik për një debat konstruktiv rreth arritjes në këtë cak.
I gëzohem vetëdijesimit të përgjithshëm në rajon, se paqja do të sigurojë qëndrueshmëri dhe mirëqenie ekonomike për vendet tona dhe qytetarët tanë. Që bashkëpunimi nuk është vetëm standard për t’u plotësuar për rrugëtimet tona drejt Bashkimit Evropian, por një domosdoshmëri për stabilitet afatgjatë, për një demokraci të mirëfilltë.
Natyrisht, tërë ky optimizëm për potencialin dhe të ardhmen tonë nuk fsheh sfidat reale, të cilat i kanë dy vendet tona. Derisa shekullin e kaluar e përmbyllëm me përpjekje dhe sfida të mëdha për të ndërtuar shtetet tona, ky shekull duhet të na shërbejë që shtetet tona t’i transformojmë në shtete moderne, ku sundon rendi dhe ligji. Qytetarët tanë duhet ta ndjenjë sigurinë që garanton një rend demokratik, një gjyqësor i pavarur, një politikë që përfaqëson interesat e tyre.
Ne nuk mund ta humbim shansin për t’i bërë shtetet tona vende ku gjeneratat e ardhshme mund të realizojnë ëndrrat e tyre.
Synimet e përcaktuara qartë për shtetet tona nuk mund të mbesin të papërmbushura. Sepse, ne do të vlerësohemi për vlerat që po i krijojmë. Do të vlerësohemi për idealet që po ndërtojmë – si shtete të së drejtës.
Është koha e fundit që shtetet tona të bëhen vende të denja për të jetuar, me qëndrueshmëri ekonomike dhe politike, që sigurojnë regjenerim vlerash dhe që u japin fund praktikave të korruptuara të së kaluarës, të cilat rrezikojnë t’i mbajnë dy shtetet tona prapa dhe të kriminalizojnë një shoqëri.
Të nderuar deputetë,
Lidhja mes dy shteteve tona është e pathyeshme. Ajo është historike, etnike, kulturore, parimore dhe ajo asnjëherë nuk duhet të mbetet e mbështetur vetëm në simbole. Prandaj, sot thërras për një thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të kulturës, ku kemi nevojë për një komunikim më të hapur.
Kosova nuk ka partner më të madh se Shqipëria në rajon dhe ky partneritet duhet të reflektojë me heqjen e pengesave burokratike dhe t’iu mundësojë bizneseve të tona të zhvillojnë ekonominë e tregut të lirë, me konkurrencë të barabartë dhe trajtim të drejtë. Të hapim dyert për shkrimtarët dhe artistët, t’i inkurajojmë që të na ndihmojmë t’i flakim paragjykimet dhe ta njohim e ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. T’i emancipojmë shoqëritë tona, që të jenë konkurrente në një epokë të udhëhequr nga inovacioni, si qytetarë të lirë e të vetëdijshëm për rolin e tyre në ndërtimin e një demokracie të mirëfilltë.
Së bashku jemi përballur me shumë sfida dhe njëra prej tyre tashmë tejkalon kufijtë tanë. Në këtë epokë të pasigurive të mëdha, si pjesë e një botë e cila ende jeton nën hijen e bipolaritetit të Luftës së Ftohtë, të betejave për t’u çliruar nga diktaturat, të kërcënimeve jokonvencionale nga individë dhe grupe me lidhje të brishta në kënde të ndryshme të botës, si udhëkryq ku gërshetohen interesa të shumta dhe të ndryshme, ne kemi një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit global, ekstremizmit dhe krimit të organizuar.
Si dy shtete që kanë vënë vlerat universale – të drejtat e njeriut dhe garancitë për mbrojtjen e tyre – në themelin e shtetësisë së tyre dhe në rastin e Kosovës edhe në Kushtetutë, ne jemi rreshtuar në anën e drejtë të historisë. Duhet të qëndrojmë të palëkundur në këtë betejë dhe të vazhdojmë të dëshmojmë lidership rajonal, për të mos u lënë vend forcave të errëta ekstremiste që të indoktrinojnë të rinjtë tanë me kauza terroriste.
 Shqipëria po i jep shembull botës me harmoninë ndërfetare dhe Kosova po bën punë të madhe në këtë drejtim.
I nderuar President Nishani,
Kryetar Meta,
Deputetë,
Të dashur qytetarë,
Çdo fillim është i vështirë dhe ky i yni në hedhjen e themeleve të Republikës së Kosovës nuk ishte ndryshe. Kosova ka përjetuar shumë vuajtje dhe ju këtë e dini mirë. Por sot qytetarët e saj po bëhen të fortë dhe po ecin përpara me një dinamikë frymëzuese. Për mua si Presidente e vendit nuk ka krenari dhe privilegj më të madh se të përfaqësoj këtë vizion dhe ta ndaj me ju, të ndaj me botën historinë e këtij vendi aq shpresëdhënës.
Ju, qytetarë të Shqipërisë, keni qenë pjesë e pandashme në këtë rrëfim suksesi.
Ju faleminderit!”.

Fjalimi i Presidentes së Kosovës së Atifetea Jahjagës në Kuvendin e Shqipërisë

Previous Post

FOTO HUMOR/ Arrestohen dy berberë, rruajtën leshtë e Currit pa kupon tatimor

Next Post

Ndahen Tuna dhe Cozman

admin

admin

Next Post
Ndahen Tuna dhe Cozman

Ndahen Tuna dhe Cozman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.