Një femër 31 vjeçe është ndalur në Teksas pasi kishte drogë me vete. Kur e kanë çuar në komisariat policët kanë kuptuar se ajo kishte edhe një pistoletë, tip “Smith-Wesson” gjysmë automatike e kalibrit 22 të fshehur në vaginën e saj.
Ajo u ndalua nga policia sepse kishte me vete 30 gramë metafetaminë një lloj droge në çantën e saj, ngjarja ndodhi në jug të Teksasit kur policia ka ndaluar një makinë për mosrespektim të rregullave të trafikut. Pasi i kanë gjetur drogën policia ka shoqëruar vajzën 31 vjeçe për në komisariat. Ndërsa e kanë kontrolluar ajo ka thënë se kishte edhe një pistoletë me vete. Ngaqë ata nuk e kanë gjetur e kanë pyetur se ku e kishte dhe ajo u ka treguar. Pas kontrollit është gjetur pistoleta ne organin e saj e gjatë 12 cm dhe me një peshë 170 gramë.












