Mediat kanë publikuar një video ku duket Ronaldo që komunikon me tifozët shqiptarë përgjatë ndeshjes Shqipëri-Portugali në “Elbasan Arena”.
Është pikërisht momenti ku mbështetësit e kombëtares shqiptare për të ironizuar me Ronaldon fillojnë të brohorasin “Messi, Messi”. Por në këtë cast Ronaldo kthehet prej tyre me buzëqeshje duke i inkurajuar ata që të thërrasin edhe më fort emrin e rivalit të tij.












