• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

1990-2003/Prifti që priu marrëveshjet Berisha-Nano. Zbulohet marrëveshja e Romës

admin by admin
12 September, 2015
in Global Image
0
1990-2003/Prifti që priu marrëveshjet Berisha-Nano. Zbulohet marrëveshja e Romës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arqipeshkëv Vincenzo Paglia, një prej themeluesve të Sant’ Egidios

Arqipeshkvi Vincenzo Paglia, një prej themeluesve të Sant’ Egidios është një njeri joperiferik në politikën shqiptare. Që prej marsit të 1991, kur hyri në Shqipëri i veshur si klerik, i pari pas dhjetëra vitesh ateizmi të imponuar nga regjimi aq sa i tronditi rojet e kufirit që nuk i kontrolluan pasaportën, Paglia ka luajtur rol kyç në disa prej ngjarjeve që kanë qenë determinuese në jetën politike të vendit.

Ai është parë si aktor në takimin e parë Fatos Nano-Sali Berisha, që u ndërmjetësua nga ministri i Jashtëm i Italisë i asaj kohe.

I mbuluar me konspiracion, takimi i Triestes besohet se i hapi rrugën rotacionit politik në vend.

Po ashtu, Paglia ka qenë ndërmjetësues në atë që njihet si “Marrëveshja e Sant’Egidios” e vitit 1997 mes shumicës dhe pakicës në vend dhe ai ka “mbikëqyrur”- dhe pse nuk dihet në çmasë- edhe takimin e fundit Nano-Berisha të vitit 2003, që solli jo pak stuhi në jetën politike shqiptare, përfshi edhe një president e kryeprokuror konsensual.

Kryetari i Këshillit Papnor për Familjen në Selinë e Shenjtë, Arqipeshkëv Vincenzo Paglia thotë se i gjithë ky angazhim vjen prej dëshirës për të ndihmuar Shqipërinë. “Raporti me Shqipërinë nuk është një raport interesash, por një raport miqësie”, thotë Paglia në një intervistë dhënë gazetarit Vladimir Karaj në gazetën Mapo të dhënë gjatë ditëve të “Takimit të 28 Ndërkombëtar për Paqen” të organizuar prej Sant’Egidos

Ju jeni bërë pjesë e politikës në Shqipërinë e ‘91-‘92. Takimi i Berishës e Nanos në Trieste është shoqëruar me teori konspiracioni….

Unë mbaj mend këtë, e kam kuptuar gjithmonë ndihmën time në Shqipëri si punë për ringjalljen e dy kishave të krishtera, asaj Katolike dhe Ortodokse. Një mënyrë tjetër (për të ndihmuar) është të bindësh palë të ndryshme politike të konservojnë, të thellojnë perspektivat e tyre, por pa përjashtuar palën tjetër, opozitën, nga një ëndërr për një Shqipëri të përbashkët, për një Shqipëri më të fortë.

Çfarë mbani mend se u vendos në atë takim?

Unë mbaj mend për shembull, që në një moment mjaft të vështirë në vitet 90’ kur rreziku ishte për një konflikt për një luftë civile, mblodhëm përfaqësues të të gjitha partive në Romë për një marrëveshje, që në atë rast u quajt “Marrëveshja e Romës”, ku palët e ndryshme politike u zotuan të respektonin të drejtat e opozitës, në të njëjtën kohë duke i lëshuar (opozitës) edhe fuqi kontrolli. Pakti u firmos dhe u përshëndet nga të gjithë. Pati disa probleme në pjesën ku flitej se duhej t’i ofroheshin pozicione kontrolli opozitës, apo që nga zgjedhjet duhej të përfitonin të gjithë, por pakti u firmos.

Keni ruajtur raporte me politikanët shqiptarë?

Vazhdoj të kem gjithmonë lidhje me të gjithë, sepse për mua, raporti me Shqipërinë nuk është një raport interesash, por një raport miqësie. Dhe miqësia nëse është e vërtetë mbetet gjithmonë. Ashtu siç ka ndodhur, ajo bëhet më e fortë në momente të krizave.

Duke iu rikthyer takimit në Trieste…

U bë më shumë në Romë se në Trieste. Pakti i Romës është që filloi në Trieste.

Cilat janë raportet që keni me Nanon dhe Berishën. Tani ata të dy janë tërhequr, Nano më shumë dhe Berisha mbetet ende…

Kam pasur raporte të vazhdueshme me liderët historikë, si me të tjerët. Gjithmonë kam kërkuar të favorizoj takimin, sepse injorimi i njëri-tjetrit dhe mostakimi nuk sjellin asgjë.

Ju si mendoni, Berisha e Nano ishin të zgjedhur, të përcaktuar, apo ishin në momentin e duhur në vendin e duhur?

Historia mirëpritet, nuk është se paracaktohet në ndonjë vend tjetër. Në një vend ku nuk ishte rritur asnjë lloj borgjezie, ishte e qartë që klasa politike mund të vinte vetëm nga ajo që ishte atëherë në fushë (Partia e Punës). Ndihma që mund të jepnim ishte ajo që t’i ndihmonim këta politikanë të hapnin sytë. Të hapnin kontaktet politike dhe të fillonin raporte ndërkombëtare. Ai izolim që kishte “vrarë” Shqipërinë, duhej të shkatërrohej në mënyrë të menjëhershme. Shoqërimi i politikaneve të asaj kohe në takime me politikanë të tjerë ishte i domosdoshëm.

Previous Post

Në Shkodër, magazina hidrosanitare, një depo armatimi

Next Post

Një kandidat për deputet i PS-së, në pranga, shtypi një 17 vjeçar

admin

admin

Next Post
Një kandidat për deputet i PS-së, në pranga, shtypi një 17 vjeçar

Një kandidat për deputet i PS-së, në pranga, shtypi një 17 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.