Një video e publikuar nga Sun tregon një dramë të përgjakshme kur dy pitbulle sulmojnë një person në Nju Jork ndërsa ecte në rrugë. Sulmi është xhiruar nga një grua që e ka ndjekur nga ballkoni i shtëpisë së saj këtë ngjarje të dhimbshme.
Në fund shihet se si vendi ishte mbuluar me gjak dhe viktima e lënduar rëndë.











