Partia Demokratike po vendos barriera për cfarëdo mundësie që elementë të inkriminuar të përfshihen në strukturat e saj drejtuese.
Mësohet se PD ka ngritur një komision për verifikimin zyrtarëve të saj në të gjitha nivelet. Burime të PD-së thane se kryetar i këtij komisioni do të jetë Halim Kosova.
Ky është një hap tjetër konket i PD-së për dekriminalizimin e politikës dhe administratës publike. Dekriminalizimi është një kauzë politikë e kryetarit të PD-së, Basha, një kauzë e cila ka dhënë rezultatet e saj kohët e fundit edhe në Parlament.
PD përjashtoi nga gara për bashkitë në zgjedhjet e 21 qershorit kandidatë të saj të dyshuar për rekorde kriminale në të kaluarën.












