Kryeministri Edi Rama ka hapur një ekspozitë në Galerinë Kampl në Mynih me pikturat e tij të hedhura në shkresat e komunikimit të përditshëm administrativ gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie në Tiranë.

Rama ndodhet në Mynih gjatë një vizite zyrtare të landin e Bavarisë, i ftuar nga Kryeministri i këtij Landi. Sikurse shkruan Rama ekspozita u pasua nga artikuj shumë dashamirës në shtypin gjerman, përfshirë edhe të përditshmen kombëtare Südeutsche Zeitung.

Ndërkohë gjatë vizitës në Mynih Rama shkruan se “në qendër të aktiviteteve kanë qenë projektet e përbashkëta të nisura në fushën e arsimit profesional; për të konkretizuar me nisma konkrete potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit që ekziston mes Shqipërisë e Bavarisë edhe në fusha të tjera.












