Në vizitën e tij në Gjermani, kryeministrit shqiptar Edi Rama ka hapur edhe një ekspozitë të pikturave të tij, në Mynih.
Këtë e ka bërë të ditur vetë në “Facebook”, nëpërmjet të cilit ka publikuar edhe një fotoalbum të ekspozitës në Galerinë Kampl në Mynih.
Sipas Ramës, hapja e kësaj ekspozite u pasua nga artikuj shumë dashamirës në shtypin gjerman, përfshirë edhe të përditshmen kombëtare Südeutsche Zeitung.
Në fotoalbumin e publikuar prej tij, bije në sy se të pranishmit, veçanërisht kur janë pranë Ramës, nuk e fshin kënaqësinë dhe buzëqeshjen, duket nga ndonjë batutë e tij.
Çuditërisht, dy personat, ambasadori Artur Kuko dhe ministri Blendi Klosi, që duhet të qeshnin më shumë, janë më “seriozët” dhe më indiferentët ndaj shakave “plot kripë” të Edi Ramës.











