Biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi dolën vetëm 20 minuta on-line dhe në shumicën e kohës nuk punonte faqja. Dolën gjithsej 30 bileta te tribuna G 2 por edhe ato nuk mund të bliheshin sepse faqja bllokohej.
Denoncimi vjen nga sportdashësit, të cilët kanë pritur ditën e sotme, sipas paralajmërimeve, për të mundur, blerjen e një bilete.
“Federata lau gojën dhe ka menduar ndonjë ‘stil tjetër’ për shitjen e biletave, që nuk do jetë aspak mirë me qenë shqiptar”, denoncojnë sportdashësit e zhgënjyer.
Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi
Tribunat C2, G2 1.000 lekë
Tribunat C1, C3, G1 1.500 lekë
Tribunat D, F 2.000 lekë
Tribuna E 3.000 lekë
Tribunat B1, B5 6.000 lekë
Tribunat B2, B4, A1, A4 8.000 lekë
Tribuna A2, A3, B3 10.000 lekë












